Ish-ylli i pornografisë Mia Khalifa, në trupin e saj ka gdhendur një tatuazh të rri ku dënon kultin e vdekjes të ISIS.
Kohë më parë Khalifa është kërcuar me jetë nga grupi islamik dhe ky tatuazh i saj i ri mund të merret dhe si një provokim ndaj tyre.
Khalifa e cila ka lindur në Liban u kritikua nga xhihadistët kur ajo luaji një skenë seksi teksa ishte e veshur me hixhab.
Kjo skenë nuk erdhi fare mirë për grupin islamik të cilët kërcënuan yllin e pornografisë se do e përdhunonin dhe do ta vrisnin, duke bërë që 3 muaj më vonë Khalifa të hiqte dorë nga pornografia.
Tani 28-vjeçarja ka publikuar një foto ku në krahun e saj ka bërë tatuazh Asia Ramadan një frymëzim për gratë kurde e cila u vra nga ISIS.
‘Unë ndihem e nderuar që Youssef Daniel krijoi këtë tatuazh posaçërisht për mua. Mesazhi i saj do të më frymëzojë çdo ditë. Asia Ramadan ishte anëtare e Grupit Kurd për Mbrojtjen e Grave dhe zhvilloi betejën e vet për të mbrojtur Sirinë nga xhihadistët. Ajo u vra në moshën 19-vjeçare, gjatë çlirimit të qytetit të Manbij nga ekstremistët islamikë’, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.