Zgjedhjet për kreun e ri të PD/ Zbulohen emrat e propozuar të anëtarëve të komisionit

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, në mbledhjen e mbajtur nga Kryesia e PD, është dhënë propozimi nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi për caktimin e një date për zgjedhje të mundshme për kryetarin e ri të demokratëve. Data e propozuar ka qenë 13 qershor. Kjo pritet të bëhet zyrtare pas mbledhjes së Këshillit të Partisë që po mbahet aktualisht në selinë e PD-së.

Gjithsesi, janë bërë të ditur emrat që janë propozuar për të qenë pjesë e anëtarëve si dhe ai i kreut të Komisionit Zgjedhor përsa i përket zgjedhjeve që mund të mbahen në datën e propozuar.

Përkatësisht përbërja e Komisionit Zgjedhor pritet të jetë si më poshtë:

Anëtarët e komisionit:

Albana Vokshi
Belind Kelliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani

Zjarr Tv Ad