Komuniteti LGBT shpalos flamurin në mes të sheshit “Skënderbej/ Altin Hazizaj: Tirana është më e rehatshme të jesh gay…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një flamur gjigant i komunitetit LGBT, është ngritur në mes të sheshit “Skëndërbej” në Tiranë.

17 maji, shënon ditën botërore kundër homofobisë dhe organizatorët kanë menduar të valvitin flamurin e ylberit  në mes të sheshit.

Pjestarë të shumtë të këtij komuniteti, kanë ngritur zërin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të pranohen nga shoqëria. Mes të pranishmëve, ishte edhe Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj, i cili tha se ndonëse Shqipëria në çdo fushë ka përparuar, ky komunitet vazhdon të jetë i paragjykuar.

Bazuar në një raport, Hazizaj thotë se; komuniteti LGBT, vazhdon të vuajë paragjykimet nga e gjithë shoqëria. Teksa shtoi se organet shtetërore, duhet të marrin masa për t’i ofruar këtij komuniteti një punë dinjitoze.

“Komuniteti vazhdon të vuajë paragjykimet, jo vetëm nga familja por edhe nga shoqëria… Nëse do të shikoni në copëza komunitetin, është komuniteti trans më i paragjykuari. Ne nuk i kemi dhënë asnjë mundësi që të gjejnë një punë dinjitoze. Raporti vë në dukje çështjen e masave shtetërore që vazhdojën të jenë të mangat. Tirana është më e rehatshme të jesh gay dhe lezbi, pjesa jashtë Tiranës vazhdon të jetë qendra ku ka paragjykim”, u shpreh Hazizaj.

Zjarr Tv Ad