Zhvillime të papritura në PD: Eno Bozdo tërhiqet nga Komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Partisë (Çfarë deklaroi mbrëmë para Këshillit)

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eno Bozdo, i propozuar si anëtar i Komisionit që do të organizojë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, raportohet se është tërhequr. Ky vendim i tij vjen pasi ai nuk është njoftuar as për propozimin e emrit të tij.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, Eno Bozdo ku ka mësuar se kishte emrin si anëtarë i Komisionit, ka deklaruar se nuk kishte dijeni.

“Për t’u kthyer te propozimi ku kam edhe unë emrin si anëtar. Nuk jam pyetur për këtë ndaj duhet të mendohem”, ka thënë Bozdo, ndërsa Jemin Gjana i është përgjigjur “Të kam futur unë meqë nuk je në konflikt interesi. Ke pasur gjithmonë detyra dhe nuk ke përfituar ndonjëherë.”

Më duhet të mendohem”, ka thënë sërish Bozdo, ndërsa sot raportohet se ai nuk ka pranuar të jetë anëtar dhe është tërhequr. Mësohet se vendin e tij do ta zërë Çlirim Gjata.

Komisioni që do të organizojë zgjedhjet në PD:

Jemin Gjana – Kryetar
Albana Vokshi – Anëtare
Belind Këlliçi – Anëtar
Eno Bozdo – Anëtar (Zëvendësohet nga Çlirim Gjata)
Mimoza Hasekiu – Anëtare
Albert Avduli – Anëtar
Gjoke Vuksani – Anëtar
Ervin Minarolli – Anëtar
Lulzim Omuri – Ndihmës

Zjarr Tv Ad