Drejtori i Burgjeve letër Kryeprokurorit: Në qeli futen sende të ndaluara, të dënuarit e rrezikshëm i shpëtojnë dënimit; Çela urdhër vartësve

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i ka dërguar një letër Kryeprokurorit Olsian Çela dhe e vë në dijeni se të dënuar që kapen me sende të ndaluara në burgje, apo persona që tentojnë t’i fusin ato në IEVP, shpëtojnë me dënime minimaliste nga drejtësia.

Sipas Ismailit, persona me rrezikshëmri të lartë shoqërore i shpëtojnë dënimit dhe drejtësia merret me të burgosur vunerabël. Ismaili thekson se niveli i hetimeve thuajse gjithnjë kufizohet bazuar në raportet e shërbimit të policisë dhe nuk thellohet, nuk kryhen ekspertimet e celularëve, nuk hetohen as bashkëpunëtorët etj.

Ndërkohë, Çela pas kësaj letre të kreut të Burgjeve, u ka dërguar një qarkore vartësve të tij, duke iu kërkuar që të kryejnë hetime dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e tjera, për konkretizimin e procedimeve penale.

Zjarr Tv Ad