KAS mban peng Beratin dhe Gjirokastrën, KQZ zbulon ‘skandalin’ nga kryqëzimi i të dhënave: 131 raste të dyshimta në dy qarqet

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI, pas kërkesës së bërë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Nga rezultati i dalë nga kryeqëzimi i të dhënave, KQZ njofton se janë 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme.

Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.

Ndërkohë që 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

Mbledhja e KAS ka përfunduar për ditën e sotme, ndërkohë që nesër pritet që të jepen konkluzionet për qarkun e Gjirokastrës, ndërsa për qarkun e Beratit konkluzionet do të jepen të mërkurën.

Zjarr Tv Ad