Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në ABC me Endri Xhafon se droga e kapur sot në Kosovë kishte si destinacion Gjermaninë.
Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka organizata kriminale me strukturë të mirëfilltë dhe kjo anën e saj pozitive për shkak se nuk krijohen dot organizata të mëdha, por edhe negative sepse nuk asgjësohen dot.
“Ndryshe nga herët e tjera kur Shqipëria ka bërë ndalime ngarkesash që ishin duke shkuar diku.
Çdo polici synon që ta kapë vetë. Nëse kemi të bëjmë me një informacion që nuk e kemi kapur ne, ai dikush e lejon të shkojë te baza e sigurt.
Ata kanë vullnetin dhe njohuritë profesionale. Ata e dinë si kapet tigri. Ti nuk mund të shkosh me çark për mi për të kapur tigrin.
Kjo nuk ishte e destinuar për tregun shqiptar. Është sasi e madhe dhe është një llokmë e madhe. Kjo ishte e destinuar për tregun gjerman.