Djali i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, flet babai i Ibrahim Licit: 15-vjeçari punon për Astmer Bilalin dhe Bajrat, ky është bllof i përgatitur nga policia

0
373
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafa, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve, pasi ishte ekzekutuar me 6 plumba, ka folur për media.

Babai i të akuzuarit kryesor për krimin është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër.

Mustafa Lici tha se bashkëpuntor i krimit është fëmija i mitur, që sipas tij është edhe punëtor i Asmer Bilalit.

Ndër të tjera ai ka hedhur edhe akuza duke thënë se ky është një bllof i policisë.

“U dha një lajm mbrëm që u shpall në kërkim Ibrahim Lici, për vrasjen e një komshiut tonë. Bashkëputori i krimit që kreu krimin është një fëmijë i mitur me grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajërit, që punon si pastrues i baglave.

I mituri ka marrë përsipër një bashkëpunim sikur ka kryer një krim me Ibrahim Licin, familja Lici është që qëndron e mbrojtur nga këto kriminel. Dhe ky është një bllof i përgatitur nga policia, për të cilin mendoj se do ta realizojnë duke i dhënë mbropjte fëmijës, dhe duke i thënë se do kesh mbrojtjen do të japim e ca lekë edhe ik nga ky vend.

Është një bllof që do të dështoj. Ky polic me 17 të muajit të kaluar e ka hequr nga kërkimi,  kishte dy vjet që e mbante në kërkim, tani e shpalli sërish në kërkim  me këtë metodë,” tha babai i të akuzuarit.

Kujtojmë që Ibrahim Lici është i dyshuari kryesor për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Lici është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që në vitin 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, të cilët u ekzekutuan në derën e shtëpisë në 30 mars të vitit 2019. Licajt prej vitesh janë në konflikte me familjen Bajri.

Policia njofton se është arrestuar edhe 15 vjeçari Ergys Malja, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Licin për ekzekutimin e Mustafës.

Zjarr Tv Ad