Pendohet Presidenti i Çekisë, i kërkon falje Serbisë për bombardimin e NATO-s në vitin 1999

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti çek Miloz Zeman i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavosë në vititn 1999, kur Zeman mbante postin e kryeministrit të Çekisë.

I njohur për afërsinë e tij me Rusinë, presidenti çek u shpreh gjatë vizitës së homologut të tij Vuçiç në Pragë se Çekia kishte kërkuar që bombardimet e NATO-s të ndaleshin, por nuk ishte marrë parasysh.

“Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për të kërkuar falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë. E thashë këtë dhe shpëtova shpirtin tim”, tha Zeman.

Ndërkohë Vuçiç u shpreh se serbët do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Zeman, pasi fjalët e tij për bombardimet nuk ishin thënë asnjëherë më parë.

Kujtojmë se NATO bombardoi Serbinë pasi këta të fundit kishin hyrë në territorin kosovar duke vrarë mijëra të pafajshëm dhe ai ishte sulmi i parë i aleancës.

Zjarr Tv Ad