“Hipëm në makinë dhe…”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e 32-vjeçarit në Shkodër, bashkëshortja: Ai e di kush e vrau!

0
458
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së 15-vjeçarit që është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve të Endri Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër.

Trupi i viktimës u gjet dje (17 maj) ndërsa i mituri me emrin Ergys ka qenë personi që e ka nxjerrë 32-vjeçarin nga shtëpia.

Burime për mediat deklarojnë se ai ka thënë në polici se “kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve”.

Bashkëshortja e tij tregon se Endri ishte i rezervuar dhe nuk i besonte kujt ndërsa ishte në kërkim dhe nuk jetonte në shtëpi.

“Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur. Po na vijnë lajme se ua ka bërë njëri fis apo fisi tjetër. Na ka marrë në telefon fisi Bajri e na ka thënë që nuk kemi lidhje me ngjarjen.

“Mediat po na hapin fjalë shumë. Të jeni të sigurtë që nuk e kemi bërë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë”, na thanë.

Ingriti thotë se i vetmi person i cili ka dijeni për vrasjen është adoleshenti i cili e ka nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj.

“Dimë vetëm që djali që ndodhet pas shtëpisë tonë dhe rri në shtëpinë e tij e di se kush e bëri. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë e zgjidhë vetëm me atë djalë nuk e zgjidh me asnjë fis”.

Zjarr Tv Ad