Kur do të hiqet ora policore? Flet Skënder Brataj: Patjetër që në mbledhjen e kësaj jave do të …

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News ku ka folur për situatën pandemike në vendin tonë.

Pyetjes konkrete kur do të hiqet ora policore, Skënder Brataj ju përgjigj duke thënë që nuk mund të hiqen të gjitha masat njëkohësisht. Ai shtoi që patjetër që në mbledhjen e kësaj jave të Komitetit Teknik do të ketë një lehtësim masash por nuk preferoi t’i tregonte cilat janë ato.

Në lidhje me gjendjen e të shtruarve në spitale, Kreu i Urgjencës deklaroi se janë rreth 80 të shtruar aktualisht në dy spitalet Covid. Ai tha se Covid 3 dhe Covid 4 aktualisht janë të mbyllur por gjithsesi janë në gatishmëri për ccdo rast.

Skënder Brataj, ashtu sic ka deklaruar më parë Rama dhe Manastirliu, nuk e fshehu optimizmin që deri në pranverën e vitit 2022 të gjithë shqiptarët do të jenë të vaksinuar.

Zjarr Tv Ad