Lufta e ashpër Palestinë-Izrael, Turqia nuk ka frikë ta thotë troç: Nuk do ndalemi asnjëherë së ndihmuari palestinezët

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lufta Izrael-Palestinë vazhdon dhe shumë vende po i ofrojnë ndihmë Palestinës.

Ndër to edhe Turqia është deklaruar në krah të Palëstinës ku Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë një deklaratë ditën e sotme ku ka thënë se Ankaraja kurrë nuk do të ndalojë së mbështeturi çështjen palestineze.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan, dhe me fuqinë që na është dhënë nga parlamenti ynë, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga mbështetja e çështjes Palestineze. Turqia është pioniere e përpjekjeve diplomatike mbi çështjen Palestineze dhe do të vazhdojë të jetë zëri i ndërgjegjes dhe drejtësisë në botë.” u tha ligjvënësve në parlament.

Duke pohuar se atmosfera në Turqi për çështjen e Palestinës ishte një solidaritet i përbashkët, Çavusoglu tha: “Ne duhet të jemi të ndjeshëm në ruajtjen e kësaj”, raporton Aljazeera.

Zjarr Tv Ad