Plas sherri në KAS për votimin e dyfishtë në Gjirokastër/ Ilir Rusmajli merr rolin e prokurorit: Nuk mund ta fshehim nën rogoz këtë, i kthehet keq Braho…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca në KAS për shqyrtimin e ankimimeve të bëra për qarkun e Gjirokastër, ka shënuar debate të forta mes anëtarit, Ilir Rusmajli dhe realatorit të KAS, Ledjo Braho. Debati nis nga pretendimet e ngritura nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike në KQZ, e cila u shpreh se dy persona, anëtarë të administratës së qendrave të votimit, kanë votuar dy herë. Ish-ministri i PD-së, Ilir Rusmajli, kërkoi me ngulm identitetin e dy personave dhe pozicionet e tyre në qendrat e votimit, si dhe hodhi aludimet se ata mund të jenë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe e kanë bërë këtë gjë, për të sabotuar procesin zgjedhor. Në këtë moment ndërhyri Braho, i cili i kërkoi Rusmajlit të mos tejkalonte kompetencat dhe të merrte rolin e prokurorit.

Braho: Nëse doni që të bëni drejtësi atëherë kërkoni që ata persona të procedohen siç e kërkon ligji, mos bëni hipoteza.

Rusmajli: Nëse kemi të bëjmë me një shkelje individuale atëherë kemi të bëjmë me një përgjegjësi individuale, nëse kjo është shtyrë nga forca të caktuara kjo është një përgjegjësi shumë më e madhe.

Braho: Ne nuk jemi as prokurori dhe as gjykatë, nuk nisemi ne se cilat janë premisat që e kanë shtyrë atë person që të votojë dy herë .

Rusmajli: Ne nuk e fshehim dot këtë nën rogoz.

Braho: Po të doni bëjmë dhe 5 minuta pushim, ne nuk jemi mbledhur këtu për t’i bërë gjyqin nënkomisioneres, po të doni merrini komisionerët dhe nxirrini në media. Mua më duket e tepërt që ne të merremi dhe të gjejmë shkaqet subjektive të atyre që kanë votuar dy herë.

Zjarr Tv Ad