SHBA-ja futi në listë të zezë Berishën dhe familjen e tij, Zheji flet për skenarët më të rëndë që priten: Ka diçka shumë më të thellë. Kjo s’është dallëndyshja e parë, priten të tjerë…

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpallet ‘non grada’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ish kryeministri i vendit, Sali Berisha. Ky vendim i DASH ka sjellë një reagim të madh të personazheve politike dhe mbarë opinionin publik.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA.

Ky zhvillim u komentua në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko. Zheji e cilësoi vendimin si të paprecedentë, duke shtuar se DASH duhet të paraqesë provat. Ndërkohë, Nazarko tha se kjo zhvillim është një kambanë e madhe alarmi për politikën shqiptare, edhe për pelikanët në radhët e PS.

Artur Zheji: Gjërat që duhet të na thonë janë më të thella. Diplomatja e SHBA, jep vetëm lëkundjet. Ndoshta ka diçka shumë më të thellë. Ata kanë më elementë se ne për ë përcaktuar ça është mirë apo keq në këtë vend. Nuk mendoj që zoti Berisha ishte gati për të konkurruar diku.

Artur Zheji: Për moshën që ka ai nuk udhëton aq larg. Ndoshta është sinjal politik, për të thënë që ato që identifikohet PD me Berishën duhet të jenë të kujdesshëm. Është e zeza mbi të bardhën. Meqë aleati strategjik i Shqipërisë, është Amerika, edhe nëse një vlerësues mund ta ketë gabim mund ta pranojmë këtë gjë, për arsye shtetërore shqiptarët duhet të besojnë atë që vjen nga DASH.

Mentor Nazarko: Në një kuptim është një vulë amerikane për të gjitha akuzat që janë bërë për korrupsionin e qeverisjes Berisha, akuzave që janë bërë për të dhe familjes së tij. Është kuptim i qartë. Berisha sot nuk është në pushtet, rival për pushtet, as dikush nga familja e tij. Kjo s’do të thotë që pas kësaj deklarate të mos kemi deklarime nga kjo shumicë që konfirmohen për herë të tretë.

Kambanat bien edhe nga personat që zgjidhen për herë të tretë. Kambanat bien edhe për PS. Unë mendoj që e ndërlidhur me atë që intervistën e djeshme të Yuri Kim. Besoj që SHBA-të janë serioz në angazhimet e tyre që Ballkani të ketë qarkullim elitash. Ballkani është një tokë e rëndësishme për rivalitetin e fuqive të mëdha, e për këtë arsye SHBA i lejojnë akte të paprecedentë që janë ndaj Berishës dhe politikanëve të tjerë në vazhdim.

Zjarr Tv Ad