“Berisha ‘non-grata’, një lajm që duhet të mbushë me trishtim çdo shqiptar”

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gazmend Kapllani

Shpallja zyrtarisht e ish Presidentit dhe KM Shqiptar z. Sali Berisha si non-grata nga administrata Amerikane eshte nje lajm qe duhet te mbush me trishtim dhe deshperim cdo Shqiptar.

Jo se z. Berisha nuk e meriton. Personalisht besoj se do t’u vije radha edhe qeveritareve te sotem – nga KM dhe Kryetari i Bashkise deri tek Kryetari i Parlamentit. Prandaj lajmi i sotem per ta eshte nje ogur shume i keq dhe jam i sigurte qe i ka trembur aq sa nuk thuhet.

Ne periudhen qe vjen parashikoj se do shtohen zerat per koalicion te dy partive te medha si perpjekja e fundit per te shpetuar dhe fshehur mallin e plackitur nga te dy. Ashtu sic do shtohen zerat e anti-Amerikanizmit aq sa do na kujtojne vepren e Qofte Largut “Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine”.

Ajo qe duhet te na deshperoj megjithate nuk eshte vendimi i DASH, i cili eshte per tu pergezuar. Eshte fakti qe ne radhitemi mes vendeve me me pak dinjitet ne rruzullin tokesor.

30 vjet pas renies se nje sistemi terrori enverist, Shqiptaret deshtuan te ndertojne nje shtet funksional dhe nje sistem Drejtesie qofte edhe elementar. Zevendesuan terrorin totalitar me korrupsionin total.

Protagonistet ishin pak a shume te njejtet: njerez te sistemit totalitar te cilet edhe “trasheguan” strukturat e sistemit dhe zevendesuan brenda nates kostumin e Sekretarit te Partise apo Sigurimsit me kostumin e biznesmenit (dmth te kusarit).

Per kulturen demokratike Amerikane nje komb nuk ka as te ardhme as sovranitet nese nuk ka Drejtesi. Nese ne jeten e tij publike cdo qelize e shtetit eshte kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Prandaj edhe kane investuar kaq shume per sistemin e Drejtesise ne Shqiperi. Amerikanet e dine shume mire qe Shqiptaret jane ndoshta i vetmi komb pro-Amerikan ne Ballkan sot. Prandaj duan ta shohin te perparoj dhe begatoj sepse na shohin si aleate afat-gjate.

Por korrupsioni tek ne eshte i tille aq sa eshte bere kercenim serioz ekzistencial per te ardhmen dhe sovranitetin e kombit.

Zjarr Tv Ad