Përballja me Gjykatën e Hagës, Hashim Thaçi ndryshon avokatin. Kush do ta mbrojë në vazhdim (EMRI)

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory Ë. Kehoe.

Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina.

Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.

Zjarr Tv Ad