Rivalë të betuar të Aldo Bares/ Djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut shoqërohen në policinë e Durrësit

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut janë shoqëruar ditën e sotme në Policinë e Durrësit.

Burime pranë disa medieve bëjnë me dije se djali i tij Sajmojen Taullau dhe kushëriri Klajdi Taullau janë akuzuar për trafik të lendëve narkotike, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia e Durrësit.

Kush është Sajmir Taullau?

Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, i cili njihet nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Ndaj tij janë bërë dy atentate, një në tetor të vitit 2017 dhe tjetri në nëntor të 2018, ku e qëlluan me armë pranë biznesit së tij në Lushnje dhe për pasojë mbeti i plagosur në kokë.

Në vitin 2015 Sajmir Taullau u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe ka qenë subjekt i OFL.

Familja Taullau njihet ndryshe si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005 u vra vëllia i tij, Baki Taullau, ndërkohë Saimiri dëshmoi në gjyq, duke akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Zjarr Tv Ad