Analisti Arjan Curri, ka folur në lidhje me vendimin e DASH, për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Curri u shpreh se nga ky vendim, i vetmi që është prekur është Edi Rama, pasi sipas tij ai e fundos kundërshtarin e tij politik.
Deklarata e Currit:
“Të arrijë një njeri të lobojë në DASH të shpalli non-grata një person që ka qenë kundërshtari i tij më i fortë politik, i bie është shumë i fuqishëm. I vetmi person që është prekur ndoshta më shumë nga deklaratat e Berishës, është Rama. Ai do ishte më i përfituari në këtë rast se e damkos përjetësisht kundërshtarin e tij politik. Është kjo dilemë; A do të shpallej Berisha non-grata nëse zgjedhjet do t’i kishte fituar opozita? Pse priti DASH të zhvilloheshin edhe zgjedhjet? Ka të tjerë që thonë se nëse do fitonte opozita e bashkuar nuk do ta kishin bërë publike të paktën. Dyshoj se kjo shpallje është vetëm për arsye politike se po të mos ishte kështu, do thosha se këta që kanë pasur prova tërë këto vite dhe të mos t’i japësh, është fshehje provash kjo”.- kështu u shpreh shpreh Curri në fjalën e tij.