Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një apartament ka shpërthyer në flakë në Kamëz. Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Siç shihet nga foto, për shkak të materialeve që kanë marrë flakë dhe bien nga apartamenti në katin e pestë të pallatit, janë dëmtuar dhe apartamentet e tjera poshtë tij.