Kur flet Rama shteti “punon”/ Arrestohet kryeinspektori dhe punonjësi i Bashkisë së Himarës/ Ja arsyeja…

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Himarës ka bërë ndalimin e shtetasve R. H., 35-vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; si dhe shtetasin E. Z., 30-vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë. Të dy këta persona kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për lejimin e ndërtimit të paligjshëm.

Gjithashtu, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit: M. N., 36-vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53-vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë. Ky aksion i policisë vjen pas apelit të kryeministrit Rama për moslejimin e abuzimeve me ndërtimet e paligjshme në bregdet. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë i policisë: Himarë

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim. Seksioni për Hetimin e rimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve: R. H., 35-vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; E. Z., 30-vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. N., 36-vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53-vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Zjarr Tv Ad