Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.14 në qytetin e Durrësit”.
Mësohet se një mjet tip “Benz” ka përplasur kalimtaren, shtetasen me iniciale E.M 68 vjeç, gjendja shëndetësore e së cilës ende nuk bëhet me dije.
Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 34-vjeçarin, i cili shkaktoi aksidentin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe, banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.