Rrezikohet padia e Berishës në Francë? Juristi francez sqaron situatën: Duhet të ketë nënshtetësi franceze apo të jetë rezident në Francë…

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, ka njoftuar se do të ngrejë një padi kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Por juristi francez Maître Claude Benjamin Mizrahi thotë se Berisha duhet të ketë nënshtetësi franceze ose të jetë resident në Francë, nëse dëshiron që të ngrejë padi në Gjykatën Korreksionale të Parisit.

Në një intervistë në Top Channel, Mizrahi tha se Berishës i lejohet të ngrejë padi në Francë nëse është njoftuar për lajmin brenda territorit francez.

“Jam pyetur sot për një padi që është bërë nga Zoti Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë kundrejt sekretarit amerikan në kushtet kur ky i fundit e ka deklaruar z Berisha dhe familjen e tij person “non -grata” në SHBA si pasojë e ngjarjeve të ndodhura vite më parë. Ajo që kuptoj tjetër është se padia është ngritur për shpifje, ç’ka më duket logjike pas informacioneve që kam marrë.

Por theksoj se gjithë çfarë po them është hipotetike pasi nuk e kam dosjen në zotërim. Në këto rrethana, më pyesin për arsyen dhe faktin pse padia është bërë në Gjykatën Korreksionale të Parisit. Shpjegimet e para qe mund të jap janë: ose zoti Berisha është rezident francez apo ka një rezidencë franceze që do i lejonte të kërkonte mbrojtjen e juridiksioneve franceze ose, dhe ajo që më duket më logjike në kushtet që jemi, është se në këtë rast, deklarata e sekretarit amerikan është bërë në rrjetet sociale dhe mjafton që informacioni të merret apo që zoti Berisha të jetë njoftuar për lajmin brenda territorit francez gjë që mund te provohet dhe kjo mjafton për të mbështetur kompetencën e Gjykatës Korreksionale të Parisit.

Këto elemente do i lejonin krejt ligjërisht zotit Berisha të padiste sekretarin amerikan pranë gjykatave franceze. Sigurisht, duke mbajtur gjithë rezervat e nevojshme pasi dosja nuk është në zotërimin tim”, th juristi Maître Claude Benjamin Mizrahi.

Por nga deklarimet e ish kryeministrit Berisha, rezulton që ai nuk ka deklaruar se është pronar i ndonjë shtëpie në Francë ose Paris. Gjithashtu nuk rezulton që Berisha të ketë nënshtetësi franceze, apo që lajmin se shpalljes të padëshiruar ta ketë marrë në Francë.

Zjarr Tv Ad