Doli e 21-ta në “Eurovizion 2021”, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri: Nuk jam mërzitur fare!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Anxhela Peristeri ka bërë një reagim për herë të parë, pasi u rendit në vendin e 21-të në këtë festival.

Eurovizion 2021 u fitua këtë vit nga Italia, e cila u përfaqësua me një grup rroku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anxhela Peristeri ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen. Ndërkohë ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që i kanë dërguar mesazh që të mos mërzitet për rezultatin.

Anxhela ka thënë se nuk është aspak e mërzitur, pasi i njeh aftësitë e saj, dhe e ka shijuar të gjithë eksperiencën.

Postimi i plotë:

Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume!

(Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj. Ju falenderoj qe ishit krenare per mua.

Zjarr Tv Ad