Ministrja e Jashtme e vendit Olta Xhaçka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me 3 ministrat e jashtëm të BE-së, nga Austria, Çekia dhe Sllovenia.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin, Xhaçka tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare të BE-së në qershor.
“I informova kolegët për përparimin që vendi ka bërë bë rrugën e integrimit në BE. Ndamë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare, ose thënë më mirë nisjen defakto të negociatave të anëtarësimit, Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ja kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi arritur të zhvillomë një proces transparent zgjedhor. Me njohjen e qartë që Komisioni Europian i ka bërë këtyre arritjeve, kemi pritshmëri të larta që Këshilli të dakordësohet për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti”, tha Xhaçka.