Abuzimet seksuale me të mitura, këmbanë alarmi, qytetarët mbushin rrugët e Tiranës: Edukoni djalin!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ngjarjes së rëndë ku një 15-vjeçare u përdhunua nga i dashuri i saj dhe katër persona të tjerë, sot në “Sheshin Skëndërbej” qytetarë dhe aktivistë kanë marshuar në shenjë proteste ndaj abuzimeve seksuale ndaj të miturve.

Me pankarta në duar dhjetra vajza të reja u bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa që këto raste mos ndodhin më në Shqipëri dhe që të jetojnë pa frikë.

“Mos ma vrit fëmijërinë” “Edukodjalin” “Stop”, ishin shkrimet që dhjetra vajza mbajnë në duar.

Mesazhi i kësaj proteste është mbrojtja e vajzave dhe çdokush të raportojë për rastet e dhunës.

Zjarr Tv Ad