Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka bërë një deklaratë për mediat.
Ai i ka bërë thirrje kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që të miratojë formalisht kërkesat për kandidim, të miratojë aktivitetet, çdo kandidati t’i jepet lista e plotë anëtarësisë.
Më tej ai i ka kërkuar Bashës një përballje publike në media. Duke bërë krahasimin me kërkesën që vetë Basha i kishte bërë kryeministrit Edi Rama për një përballje publike, Kadilli kërkoi që ta bënte me ta.
“Për gjendjen ku ndodhet PD si forcë kryesore e opozitës, duke patur parasysh tronditjen e thellë të humbjes së zgjedhjeve, duke ndjerë syrin e publikut se si paria më e madhe, duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka zgjedhja e kryetarit të PD-së.
I kërkoj kryesisë së PD-së që të miratojë edhe formalisht kërkesat për kandidimin.
Të miratojë aktivitete dhe modulet për zgjedhjet që të komunikojë të partinë. Të ngrijë e gjithë administrata.
Çdo kandidati ti jepet lista e plotë e anëtarësisë pa ndërhyrje. Të organizohet një përballje publike në Shkodër, Vlorë e Tiranë mes tre kandidatëve.
U bëj thirrje që të gjithë demokratëve që ta shikojnë si garë për të ngritur edhe njëherë Partinë Demokratike.
Atë që ia kërkoi Edi Ramës, i kërkoj Lulzim Bashës një debat publik. Fitoren e parë e kam arritur, pasi u bë e mundur që të bëhet një garë në këtë parti”,- tha Kadilli.