Mblidhet sot Kryesia e PD, pritet zyrtarizimi i 9 kandidaturave për kryetar partie

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, për të bërë zyrtarizimin dhe konfirmimin e kandidaturave të dorëzuara për kryetar partie.

Deri më tani janë 5 kandidatura të bëra zyrtare. Por në fakt burimet bëjnë me dije se janë 9 persona të cilët kanë dorëzuar formularin për të kandiduar për postin e kryetarit të partisë .

Ndërkohë që grupi për PD-në prej disa ditësh kanë shpallur kandidaturat e tyre si pakënaqësi ndaj drejtimit që i është bërë derimë tani partisë Demokraike.

Një tjetër anëtar i kryesisë, Fatbardh Kadilli ka dorëzuar kandidaturën e tij, dhe ka ftuar kryetarin aktual Lulzim Basha në një debat publik në 3 qytete si Shkodra, Tirana dhe Vlora.

Mbledhja e Kryesisë pritet të jetë e qetë, pa ndonjë debat, pasi pritet vetëm të bëhet zyrtarizimi i plotë i kandidatëve për kryetar partie.

Deri në ditën e sotme ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar partie, ndërkohë që ditën e sotme pritet të konfirmohet plotësisht këto kandidatura. Ndërkohë data 12 qershor të jetë heshtje zgjedhore.

Zjarr Tv Ad