ZYRTARE/ Ngushtohet gara për kryetarin e ri të PD-së, Kryesia miraton vetëm katër nga 9 kandidaturat (EMRAT)

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e ri të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit.

Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli do të jenë përballë njëri-tjetrit për të marrë postin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend.

Ata do të kenë 12 ditë kohë për të bërë fushatë në strukturat e PD-së në rrethe.

Formularin e kandidimit e kishin plotësuar edhe 5 anëtarë të tjerë të PD-së, si Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari, por ajnë skualifikuar nga Kryesia e PD pasi nuk kanë përmbushur kriteret.

Zjarr Tv Ad