Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor: Ilir Meta më quajti “agjent të Serbisë”, më rrezikohet jeta e familjes pas deklaratave të tij, dua të ballafaqohem me Presidentin

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës që të marrin ën dorë ruajtjen e tij dhe të familjes së tij.

Çupi e ka bërë këtë kërkesë pasi thotë se ndihet i kërcënuar për jetën pas akuzave që Presidenti Meta bëri në drejtim të tij duke e quajtur “agjent të Serbisë”.

Gjithashtu ai kërkon që të ballafaqohet me Metën, në mënyrë që presidenti të paraqesë provat mbi akuzat e lëshuara.

“Akuzën e Presidentit ndaj meje si “agjent i Serbisë” e konsideroj si akt nxitës dhe frymëzues për dhunë, që rrezikon jetën time dhe të familjes time. Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga “nacionalistët” e shtyrë prej tij, nga element të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme.

Kërkoj nga Komisioni Hetimor që, brenda kornizës ligjore, të konsiderojë dhe realizojë ballafaqimin tim me Ilir Metën për akuzat e lëshuar prej tij”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Zjarr Tv Ad