Kandidati i Tom DOSHIT humb mandatin e DEPUTETIT, nuk paraqiti formularin e dekriminalizimit

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku humbet mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpall moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Me gjasë ai do të jetë deputet për katër vitet e ardshme duke nisur nga shtatori i këtij viti, ndonëse tashmë do të rezultojë se e ka refuzuar ta plotësojë një herë formularin e dekriminalizimit.

Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Zjarr Tv Ad