Tabaku: Shqipëria, vendi ku ‘pastrohen’ paratë, e pohon BE me raportin e MONEYVAL

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Jorida Tabaku.

Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor ku pasrohen paratë e krimit dhe ky pohim vjen sërishmi nga Bashkimi Europian përmes raportit të MONEYVAL.

Tashmë është e qartë se paratë me të cilat janë blerë votat anë e mbanë Shqipërisë kanë si burim krimin e organizuar.

Nga sot bëhet edhe më e qartë se si me dëshirën dhe vullnetin e qeverisë Rama këto parà kanë qarkulluar për të ndikuar plotësisht në zgjedhjet e këtij viti.
Shqipëria po kthehet përherë e më shumë në mafiokraci e cila sundon në vend të qeverisë. Krimi i organizuar dukshëm ka lëshuar rënjët e tij në vendin e vetëm Europian të futur në listën gri të MONEYVAL.

Një provë e radhës që dëshmon se si janë blerë votat duke rrëzuar një herë e mirë tentativën për t’i dhënë dinjitetin e nevojshëm Shqipërisë.
Shqipëria në këtë situatë nuk ka mundur të respektoj minimalisht dy kushte esenciale të procesit të integrimit. Së pari, nuk ka mundur të zbatojë kushtin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Së dyti, por jo nga rëndësia, ka dështuar në luftën e pastrimit të parave.

Një betejë esenciale në rrugëtimin tonë si komb drejt integrimit në BE.

Zjarr Tv Ad