“As një javë nga shpallja “non grata” e Berishës, Yuri Kim viziton Tropojën,  ‘mesazhi i koduar’ në foton nga vendlindja e ish-kryeministrit

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po zhvillon ditën e sotme një vizitë në veri të vendit, ku fillimisht u ndal në qytetin e Kukësit, dhe këtë pasdite duket se ka zgjedhur ta kaloj në Tropojë.

Diplomatja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto nga Tropoja, ku shihet gjelbërimi i natyrës në një kohë mjaft të bukur me diell.

Postimi i kësaj foto-je në momentet kur nuk është mbushur as një javë nga vendimi i DASh për shpalljen non grata të Sali Berishës, ndaj dhe ky publikim mund të krijojë aludime për një mesazh të mundshëm ndaj ish-kryeministrit nga vendlindja e tij.

Kujtojmë se më herët ambasadorja Kim pati një takim me kryebashkikaun e Kukësit Safet Gjici, ku temë e diskutimit ishte aeroporti i Kukësit.

“I lumtur që mirëprita Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Vizita e parë zyrtare në Bashkinë e Kukësit, ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe qytetarët kukësian.

Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jëtë prioriteti ynë.

I tregova Znj. Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion kosovarë”, shkroi pas takimit Safet Gjici.

Zjarr Tv Ad