“SHBA do vijojë presionet për njohje të Kosovës”, Vuçiç: Takova Vjosa Osmanin, për çfarë biseduan

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat në Çeki ku janë prekur edhe tematika si ajo e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Kur u pyet se çfarë do të thotë ndryshimi në krye të Shteteve të Bashkuara për Serbinë, politika e saj e jashtme dhe nëse ai pret disa ndryshime, Vuçiç u përgjigj se ai ndryshim nuk do të thotë shumë për Serbinë.

“Unë e njoh Presidentin Biden më mirë se Trump. Unë e takova atë shkurtimisht dy herë dhe bisedova me të në thelb vetëm një herë. Ndërsa në të kaluarën unë takova Presidentin Biden pesë herë dhe bisedova me të pesë herë madje edhe më gjatë,” shtoi Vuçiç.

Pyetjes se çfarë do të thotë presidenti i ri i SHBA në kuptimin gjeopolitik, Vuçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Kosovën dhe nuk duan të heqin dorë nga ai drejtim.

“Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë ose, për të mos përmendur presionin, por kërkesën për të njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kategori që nuk ndryshon në politikën e jashtme Amerikane, kështu që nuk pres ndryshim, “tha Vuçiç.

I pyetur se si po shkon procesi i zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha se Serbia është ende e hapur për dialog, sepse sa herë që të dy palët flasin me njëra-tjetrën, tensionet ulen.

“Dhe sa herë që keni një dialog, ju mund të garantoni pak më shumë siguri për popullin Serb në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për ne që të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhje kompromisi,” përsëriti Vuçiç.

Ai tha se në Samitin e fundit në Brdo afër Kranj, në Slloveni, u takua me Vjosa Osmanin, e cila, siç thotë ai, shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për atë çështje.

“Nëse qëllimi i tyre është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk di çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist,” tha Vuçiç.

E gjithë kjo, thotë ai, tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog.

“Nëse mund të arrijmë me sukses një zgjidhje kompromisi, nuk e di për momentin dhe nuk e shoh si optimiste. Shpresoj se do të kemi sukses një ditë,” tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad