Presidenti Meta Gjykatës së Shkallës së Parë: E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, ka përshëndetur aktivizimin e shoqërisë civile, që mbrojnë shëndetin e qytetarëve, nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, ku tashmë pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit.

Postimi:

Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre. E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave. Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit. Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut.

Me një vendim të paprecedentë, Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të ‘mbikëqyrë’ shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës, ka pranuar ditën e djeshme, se cilësia e ujit që furnizohet Kryeqytetit, është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Me një vendim të paprecedentë, Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të ‘mbikëqyrë’ shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit. Në vitin 2017-të, ‘Qendra Res Publika’ dhe shoqata ‘Impetus’ iu drejtuan Gjykatës së Tiranës, për të detyrua ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të ndërmarrë masave që garantojnë cilësinë e ujit të pijshëm, në qytetin e Tiranës. Sipas, akt-padisë, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia coli (bakter i dëmshëm për shëndetin) është më shumë se norma e lejuar sipas rregullores për ujin e pijshëm. E njëjta gjë ndodh dhe me nivelin e streptococci faecal, bakter i dëmshëm për shëndetin, ndërsa niveli i Klorit (kimikat) rezulton shpesh herë të jetë mbi 0.5 (norma maksimale e lejuar nga VKM nr. 379, dt. 25.05.2016. ‘Ka rezultuar se analizat mikrobiologjikë apo kimikë që garantojnë cilësisë së ujit të pijshëm. janë bërë nga një laborator i pa akredituar, duke mos dhënë asnjë garanci për asnjë parametër’-thuhet në akt-padi. Pas katër vjetësh betejë ligjore, Qendra Res Publika ia ka dalë të sigurojë nga gjykata një vendim të paprecedentë, i cili do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ujit në kryeqytet. Gjykata urdhëroi Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. të monitorojë dhe të analizojë të gjitha parametrat e ujit të pijshëm në Tiranë. Sipas vendimit, ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime është e detyruar që këto rezultate të analizave t’i dërgojë në Institutin e Shëndetit Publik, për të përcaktuar masat që duhet të merren për të përmirësimin cilësisë së ujit.

Po kështu, gjykata urdhëroi ndërmarrjen Ujësjellës -Kanalizime Tiranë të raportojë tek ‘Qendra Res Publika’ dhe shoqata ‘Impektus’, rezultatet periodike të analizave si dhe masat që do të ndërmarrë kjo ndërmarrje që do të çojnë në garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Avokati Dorial Matlija, e konsideroi vendim si një hap të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm të Kryeqytetit.  Avokati Dorian Matlija, e konsideroi vendimin si një hap të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm të Kryeqytetit, si dhe me efekt tek përdoruesit e shtresave të varfra, të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar ujin e pijshëm përveç rubinetit. Për këto shtresa, OKB ka përcaktuar standarde të furnizimit me ujë, si një e drejtë social ekonomike që qëndron më vete.

“Tashmë kemi dhe një vendim gjykate e cila pranon dhe zyrtarizon se uji i pishën nuk ka qenë në parametrat e duhura në Tiranë dhe me shumë gjasa nuk është as sot. Ajo që kemi fituar është, si të thuash, ne jemi bërë mbikëqyrës të shoqërisë shtetërore, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, të cilët gjykata i urdhëron, jo vetëm bëjë të gjitha analizat periodike të ujit të pijshëm, por edhe të na vërë në dijeni dhe ne si paditës, qendrën Res Publika dhe shoqatën Impetus për rezultatet dhe hapat që ajo do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit. Kujtojmë këtu që kontrata tip e furnizimit me ujë detyron UKT të ndërpresë furnizimin me ujë nëse ai është jashtë standardeve, si dhe të bëjë publike në kohë reale këtë fakt për konsumatorët, që ata mos të rrezikohen. Shkurt, UKT do duhet ta marrë seriozisht këtë problem tani e tutje sepse ndryshe do të përballen me forcën e ligjit. I bëj thirrje UKT që të mos rreket të përdorë taktika ankimesh për të vonuar që vendimi të marrë formë të prerë, duke shtyrë për më vonë këtë ndryshim të rëndësishëm në qasjen ndaj konsumatorëve,”- deklaroi pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, avokati Dorian Matlija.

Zjarr Tv Ad