Soreca pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, të dëgjohen komunitetet…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luggi Soreca, ka shprehur sërish qëndrimin e tij pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Soreca ka shpërndarë qëndrimin e BE-së, e cila vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE.

Gjithashtu, Soreca bën thirrje që zëri i komuniteteve të ekspertëve të mjedisit dhe i qytetarëve të dëgjohet.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.

Zjarr Tv Ad