Nis rinumërimi i 108 kutive në Qarkun e Durrësit/ Ja sa vota i duhen LSI për të marrë mandatin nga PS…

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku është vendosur të bëhet rinumërimi i 108 kutive të votimit, për qarkun e Durrësit. Kandidatja e LSI-së, Elona Guri, e humbi mandatin e saj për vetëm 136 vota më pak, duke bërë që t’i kalonte partisë Socialiste.

Rinumërimi i këtyre kutive në qarkun e Durrësit, mund të sjellë një ndryshim të rezultatit teksa janë vetëm një numër i paktë votash, që i kanë mohuar mandatin Elona Gurit.

Ndarja e mandateve në Durrës

Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në qarkun e Durrësit, duke marrë tetë mandate dhe duke lënë pas Partinë Demokratike në opozitë me gjashtë mandate, pasi arriti të përmirësojë edhe më tutje rezultatin e saj të katër viteve më parë, ndërkohë që Partia Demokratike, pësoi rritje të fortë ndërsa LSI-ja humbi mandatin për një grusht votash. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në qarkun Durrës u hodhën gati 11 mijë vota më shumë sesa katër vjet më parë, nga të cilat, rreth 7 mijë iu dhanë partive të opozitës dhe 4 mijë PS-së. Rezultati 8 me 6 në mandate për socialistët, reflekton humbjen e mandatit nga LSI-ja dhe jo fitoren e thellë për PS. LSI mori 9480 vota në këtë qark ku mandati i fundit iu dha Partisë Socialiste me 9616 vota. Kjo është arsyeja se pse LSI ka kërkuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, rinumërim dhe rivlerësim të votave të qarkut Durrës.

Qarku i Durrësit, konsiderohet zakonisht si fushëbetejë për zgjedhjet në Shqipëri, për shkak të luhatjeve të konsiderueshme në historinë e shkurtër zgjedhore të vendit. Ai është edhe një nga të paktat qarqe me rritje të popullsisë.

Qarku i Durrësit, u nda 8 mandate për PS, 6 për PD dhe 2 për LSI në zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa rritja e opozitës mund ta kishte ndarë rezultatin në mandate barabartë në shtatë me shtatë, në rast se LSI do të kishte marrë vetëm 137 vota më shumë nga sa mori. Rreth 83% e votuesve të demokratëve dhe socialistëve dhanë një votë pëlqyese për një kandidat të caktuar në këto zgjedhje.

 

Zjarr Tv Ad