Mjeku Edvin Prifti nën hetim për korrupsion i sekuestrohet pasuria, rikthehet në detyrë si pedagog…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Edvin Prifti, është rikthyer në detyrë, si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Kujtojmë se para disa ditësh, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka sekuestruar pasurinë e mjekut kardiolog, Edvin Prifti, i cili është aktualisht në hetim, pasi emri i tij doli në dosjen kundër gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

SPAK kundër Priftit ka ngritur 2 akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Pas hetimeve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin, ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të mjekut Prifti, ku janë sekuestruar 51.479.368 Lekë dhe 177.497 Euro.

Zjarr Tv Ad