Lisandër Hoxha nxjerr prapaskenat e forta nga selia blu: Është përcaktuar kryetari, janë bërë gati dy torta, zbulon dhe emrin…

0
1022
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, shprehet i bindur se emri fitues i PD, është përcaktuar. I ftuar në emisionin “Breaking”, Hoxha shtoi se madje është bërë gati edhe torta.

“Është përgatitur fituesi, është bërë torta, kemi dy torta madje, një për 12 qershorin që është ditëlindja e Bashës e një për fitoren e tij. Jam i shqetësuar për forcën politike që i dedikova 20 vite jetë”, – tha ish-nënkryetari i FRPD-së.

Sipas tij, produkti i 13 qershorit duhet të jetë produkt i PD-së. “Kjo garë për shkak të rrethanave që po zhvillohet, do të jetë fundi i ciklit politik të Partisë Demokratike”,- vijoi Hoxha.

Ky i fundit zbuloi gjithashtu, se pse nuk kandidoi për kryetar të PD-së. Hoxha tha se i ka ikur një farse që mund të bënte pis emrin e tij, apo edhe emrave të tjerë të denjë për garën.

Ish-anëtari i FRPD-së, u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit, nuk i ka mundur Rama, por i kanë humbur vetë, nga mënyra e organizimit të tyre.

Zjarr Tv Ad