“Ky është momenti më historik”, Rama ndan informacionin shumë të rëndësishëm për çdo shqiptar: Do të ndodhë më 1 janar

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rama i fton të gjithë ata që kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme të bëhen pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Postimi i Ramës:

“BASHKOHU PËR MISIONIN HISTORIK TË SHQIPËRISË NË OKB

Më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 – 2023, është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë

Duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me një “Dream Team”; një skuadër profesionale të nivelit më të lartë

Të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

http://ëëë.punetejashtme.gov.al/…/shqiperia-per-ks…/

#SkaKohëPërPushim” – shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad