Aksident në “Misto Mame”, makina ‘fluturon’ nga rruga dhe përplas dy këmbësorë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është shënuar në lagjen Misto Mame në kryeqytet, ku një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur dy kalimtarë të rastit, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka asidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad