Deputeti Agron Gjekmarkaj, gjatë një interviste televizive, ka folur për Zgjedhjet për kryetar në PD.
Gjekmarkaj ishte i ftuar në News24, ku është shprehur se Basha, është dukshëm më fitues dhe se detyra e tij tashmë është të marrë mandatin dhe të mbrojë Partinë.
Sipas tij, Zgjedhjet e 25 Prillit, ishin manipulimi më I madh që ka ndodhur për gjatë këtyre 30 viteve demokraci dhe për këtë, s’ka pse të fajësohet apo akuzohet Basha.
Pyetje: A nuk është fundi i PD dorëheqja e Bashës?
Gjekmarkaj: Nuk varet fati i PD nga një individ. Basha ka detyrën të mbrojë PD dhe ekzistencën e saj nga agresoni ku ndodhet. Nën agresion shtetëor,mediatik, dhe e ka detyrë për ti qëndruar në ballë dhe për të marrë mandatin tjetër për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve. E vërteta është një, s’ka dy. Ne në PD besojmë që kemi pasur vjedhje masive. Inxhinieria ka filluar më 5 qershor, ndryshimi i Kodit, Kushtetutës, rindërtimit, të gjitha format që i përdori kryeministri.
Ka pasur probleme teknike, por nuk ishin këto relevante, stema e manipulimit. Ka ndodhur më parë. Ne në PD besojmë që kemi pasur maaskër, kur besojmë këtë, s’kemi pse fajësojmë Bashën dhe as dorëheqjen tjetër. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës atëhere ushqehen nga ambiciet personale. Atëhere akuza që mund t’i bëhet Bashës është pse nuk rezistoi ushtarakisht. Por PD nuk është parti militare.