Anija ndahet në dy pjesë dhe fundoset/ 140 persona të zhdukur…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 140 persona, janë zhdukur në Nigeri, pasi një anije u nda në dy pjesë dhe u fundos.

Sipas autoriteteve, në anije shumica e udhëtarëve ishin gra dhe fëmijë, të cilët po udhëtonin nga Nigeria në shtetin Kebbi, në Nigerinë veriperëndimore.

Dëshmitarët okularë thanë se më shumë se 160 persona, ndodheshin në anije dhe deri më tani, vetëm 22 persona kanë mundur të shpëtojnë.

Autoritetet locale, kanë thënë se forcat e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar persona të tjerë, mirëpo mundësitë për t’i gjetur me shenja jete, janë shumë të pakta.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”, tha Abdullahi Buhari Wara, kreu administrativ i rrethit Ngaski.

Teksa shtoi se: Kemi të bëjmë me rreth 140 pasagjerë të zhdukur.

 

Zjarr Tv Ad