Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite: Do të bëhet njohja e ndërsjelltë e patentave…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, është vendosur miratimi i marrëveshjes me Arabinë Saudite, për njohjen e patentave.

U miratua në parim marrëveshja ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të dy vendeve.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad