Eugena Tomini: “Prezenca e Covid-19 ende nuk ka ikur. Lehtësimi i masave do të vijë në mënyrë graduale”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka folur për lehtësimin e masave, të vendosura nga Komiteti Teknik, duke u shprehur se do të vijë në mënyrë graduale, në bazë të monitorimit të situatës.

Tomini tha se lehtësimi i masave do të vlejë edhe tifozeritë në stadiume dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në teatro, aktiviteti i të cilave do të fillojë më 1 korrik e në vijim, deri në 30% të kapaciteteve.

Ajo bëri apel që sërish të tregohet kujdes nga qytetarët, pasi mund të ketë kthim mbrapa.

“Prezenca e Covid-19 ende nuk ka ikur. Lehtësimi i masave do të vijë në mënyrë graduale, duke vlerësuar indikatorët në bazë të monitorimit të situatës”, u shpreh Tomini.

Pyetje: Muzika në lokale?

Tomini: Lokalet me muzikë favorizojnë transmetimin e Covid, janë grupmosha që frekuenton këto ambiente, që i përkasin grupmoshës që nuk janë vaksinuar. Ka dalë një kalendar i lehtësimit të masave nga Komiteti Teknik. Lehtësimi i tyre duhet bërë ngadalë duke monitoruar situatën sepse mund të ketë kthim mbrapa.

Pyetje: Lehtësimi për teatrot dhe staduimet?

Tomini: Këto grupe kanë qenë të privuar nga pandemia, ashtu si edhe si shumë grupe të tjera. Do të vijojnë aktivitetin e tyre nga data 1 korrik e në vijim. Kemi rekomanduar se grupimi prej 10 individësh të jetë e rrethit familjar, por nuk është zbatuar shumë. Grupimi prej 50 personash do të zbatohet ne distancë.

Zjarr Tv Ad