Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri gjerman për Europën, Michael Roth ka nisur sot një vizitë dy ditore në Tiranë në lidhje me ecurinë e procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Roth së fundmi ka dalë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa ditën e nesërme ai do të zhvillojë takime me kreun e PD Lulzim Basha dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Ndalesa tjetër e Roth ishte Maqedonia e Veriut ndërsa në ditët në vazhdim ai pritet të vazhdojë turin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Një ditë më parë ai deklaroi se tashmë është koha që BE të përmbushë premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.