Deputeti i PS-së akuzon Dritan Lelin, i përvishen qytetarët: Mos gjuaj me gurë te…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i ri i sapozgjedhur në Vlorë nga radhët e Socialistëve Ilir Metaj, e ka nisur punën me akuza ndaj kryetarit të Bashkisë, që është shpallur ”non grata” në PS nga Rama, pasi nuk pranoi që të linte drejtimin e qytetit dhe të garonte në 25 Prill. Metaj akuzon kryetarin e Bashkisë Dritan Leli, se bën fasadë pa vlerë dhe nuk po punon për sezonin turistik. Sipas Metajt, Leli është shndërruar në një turist brenda qytetit dhe sezoni turistik ka nevojë për ndërhyrje urgjente.

Të shumtë ata që i kthehen kundër me komente deputetit të sapozgjedhur. “Mos gjuaj me gurë te komshinjtë, kur dritaret e tua i ke prej xhami”, thuhet në një prej komenteve në postimin e tij.

Postimi i plotë i Metajt: 

Mirëmëngjes!

Këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës. Më saktë duhet thënë Lëndina e re. Sepse plazhi i bukur me rërë(investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më. Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.

Them të paktën plazhet, sepse rradha e punëve të mosbëra është e gjatë. Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë, problemi është që Vlora nuk pret! Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.

Zjarr Tv Ad