U kapën duke transportuar 35 klandestinë me makinë, 4 të arrestuar. Mes tyre dhe një subjekt i OFL-së

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4 shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se një prej të ndaluarve, subjekt i OFL-së, ishte i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Tonin Hasa, 50 vjeç, banues në Elbasan; Ergi Aliu, 21 vjeç, banues në Durrës; Klorent Larti, 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; Erjon Llapushi, 33 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”) si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë kufitare, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”, drejtuesve të të cilëve, iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme. Shtetasi Tonin Hasa, drejtues i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit u gjetën 7 emigrantë, nuk iu bind urdhrit të policisë, por u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasi S. Z., drejtues i mjetit tip “Hyndai”, braktisi mjetin në rrugë, brenda të cilit u gjetën 4 emigrantë dhe mundi të largohej me shpejtësi. Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi Ergi Aliu, i cili ka kallëzuar pranë strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, se i kishin vjedhur mjetin e tij tip “Hyndai”, të cilin nga hetimet e kryera rezultoi se ia kishte dhënë shtetasit të shpallur në kërkim S. Z.

Gjithashtu në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën shtetasit Klorent Larti dhe Erjon Llapushi, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kallëzimi i rremë”.

 

Zjarr Tv Ad