U hap me 27 maj, Spitali Memorial i Fierit bën ndërhyrjen e parë kirurgjikale

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitali Memorial i Fierit i hapi dyert me 27 maj për të pritur pacientët e parë.

Ditën e sotme është kryer ndërhyrja e parë kirurgjikale me një staf mjekësh shqiptaro-turk. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit. Ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika”,- shkruan Manastirliu.

Spitali Memorial rajonal i Fierit është një investim i qeverisë turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në vlerën e 70 milion eurove.

Ndërtesa është ndërtua për një periudhë tre mujore, me një sipërfaqe prej 17 mijë metra katrorë do t’u ofrohet shërbim 150 pacientëve, me shërbim të teknologjive më të fundit.

Zjarr Tv Ad