Erion Braçe ankohet për tavën e peshkut: Pa filluar sezoni, tërbohen çmimet, mos i përzini njerëzit se nuk ju vjen më askush…

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai ka publikuar një faturë të një restoranti në rrjete sociale, ku çmimet janë shumë të larta. Totali i pagesës së faturës është një shumë jo e vogël, 347.50 lekë të vjetra.

Në faturë vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, ku Braçe thekson se kjo nuk kushton askund kaq shumë.

Postimi

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.

Zjarr Tv Ad