Rrëfimi i Alketa Vejsiut: Që 19-vjeç i bleva shtëpi Nënës dhe vëllait…

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Alketa Vejsiu, ndonëse me një axhendë të ngjeshur, por që arrin ta menaxhojë kohën edhe për familjen e saj.

Gjatë një interviste për “Revista Who”, moderatorja shprehet se familja është gjithçka për të dhe që 19-vjeç me fitimet e para, ka arritur të blejë një shtëpi për mamanë dhe vëllanë.
Ajo është shprehur:

“Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet. Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave të dielën. Mezi pres Krishtlindjet. Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës, muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetër vit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19- vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua”, u shpreh Alketa.

 

Zjarr Tv Ad